Parlamenti ri bullgar me sy nga Shkupi, Ivanov: Zhbllokimi me fqinjin interesi ynë kombëtar

“Në interesin kombëtar të shtetit bullgar është që të gjendet një zgjidhje për zhbllokimin e kontestit me Maqedoninë e Veriut.” Ky është njëri nga fjalimet hyrëse të liderit të partisë “Bullgaria Demokratike” menjëherë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare në Sofje. Hristo Ivanov nga foltorja e Parlamentit bullgar tha se përbërja e re duhet të mbledh forcat që t’i hapë rrugë Maqedonisë drejt BE.

Ne si përbërje e re parlamentare duhet të qëndrojmë pas interesave kombëtare, duke treguar kurajë dhe qëndrueshmëri që të gjejmë zgjidhje të problemit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duhet ti përmbahemi të vërtetës por edhe duhet të gjejmë një mënyrë që bashkërisht të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian sepse ky është interesin kombëtar strategjik i Bullgarisë – deklaroi Hristo Ivanov, Kryetar i partisë “Bullgaria Demokratike”.

Deputetja më e moshuar bullgare Mika Zaykova në fjalimin e saj tha se sovrani nuk i dha shumicë askujt, duke i dhënë një sinjal të fortë politikanëve që të punojnë së bashku.

Njerëzit tanë të mençur na thanë diçka shumë të rëndësishme në zgjedhje. E para – që ai nuk dëshiron të jetojë më kështu, ai dëshiron ndryshim. Të gjitha partitë e ndryshimit kanë rritur rezultatin e tyre, njerëzit tanë kanë votuar për to. Nuk do të jetë e lehtë apo e shpejtë, por është e mundur. Këtë e treguan kolegët tanë nga qeveria e përkohshme, të cilët kanë punuar deri më tani – tha Mika Zaykova, Deputete e partisë “Ka një popull të tillë”.

Pas dhënies së betimit të 240 deputetëve bullgar, parlamenti do të nis me punë me përbërjen e 46-të. Me 137 vota pro dhe 99 kundër, kryetare e Kuvendit u zgjodh, avokatja Iva Miteva nga partia “Ka një popull të tillë”. Pas përfundimit të seancës konstituive, kryeministri i përkohshëm Janev tha se shpreson në formimin e shpejtë të qeverisë funksionale.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button