Pas 16 vitesh, Jack Dorsey jep dorëheqjen si CEO i Twitter

Jack Dorsey njoftoi të hënën se do të largohet si drejtor i përgjithshëm i gjigantit të mediave sociale, Twitter.

Kam vendosur të largohem nga Twitter, pasi besoj se kompania është gati të largohet nga themeluesit e saj”, tha Dorsey në një deklaratë.

Mësohet se pas lajmit, aksionet e Twitter u rritën me rreth 2 për qind.

Dorsey është gjithashtu drejtor i përgjithshëm i kompanisë së pagesave dixhitale, Square.

Ai do të mbetet anëtar i bordit të Twitter, deri në përfundim të mandatit të tij në vitin 2022, kur dhe do të thirret mbledhja e aksionerëve.

Dorsey u pushua si drejtues i Twitter në vitin 2008 , por u kthye në vitin 2015. Ai është kritikuar edhe nga stafi i Twitter për punën e tij të dytë.

Dorsey u përball me kritikat e aksionerëve, Elliott Management Corp për t’u larguar nga një prej kompanive në fillim të vitit 2020, pasi fondi i mbrojtës argumentoi se ai po i kushtonte shumë pak vëmendje Twitter-it ndërkohë që drejtonte edhe Square.

LEXO EDHE:

Back to top button