Pas 7 viteve Capital T dhe Alban Skenderaj bëhen bashkë për një bashkëpunim

Kanë kaluar 7 vite që kur Alban Skënderaj dhe Capital T bashkuan forcat për të sjellë një super bashkëpunim.

Dy artistët publikuan asokohe këngën e quajtur “Një ëndërr”, e cila rezultoi një sukses i vërtetë, duke numëruar miliona klikime. Ky projekt që flet për shpresën, ëndrrat dhe jetën është edhe sot e kësaj ditë një këngë shumë e dashur për publikun dhe shërbeu si një ogur i mirë për miqësinë e tyre.

Hera herës dy artistët kanë vërtetuar se janë shumë shokë dhe marrin pjesë edhe në koncerte të përbashkëta, kujtojmë këtu edhe pjesëmarrjen e Albanit në ‘Time Capsule’. Kështu, pas kaq vitesh të gjithë po prisnim një tjetër bashkëpunim mes tyre dhe lajmi i madh është konfirmuar nga vetë Capital T.

Teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan” ai tha se bashkëpunim i radhës është me Alban Skënderajn dhe ne mezi po presim. Capital T sapo ka publikuar albumin e tij ‘Skulpturë’ në të gjitha platformat online, që po bën namin, kurse Albani këngën e fundit e kanë publikuar disa muaj më parë në bashkëpunim me Elgit Dodën, “Parajsa”.

LEXO EDHE:

Back to top button