Pas lindjes së vogëlushes, Katy Perry dhe Orlando Bloom shpërngulen në super rezidencën 14.2 milionë dollarëshe

Në fund të muajit gusht, këngëtarja Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.

Katy dhe Orlando e dhanë lajmin e bukur për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë të mërkurën, 26 gusht.

“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, thanë ata në një deklaratë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë të mërkurën, duke e bërë Perry-në nënë për herë të parë dhe Flynn 9-vjeç vëlla të madh. Ky është djali i vetëm i Bloom me ish-gruan Miranda Kerr.

Tashmë që familja është zgjeruar, Katy dhe Orlando kanë marrë një vendim të rëndësishëm, duke u shpërngulur në një shtëpi fantastike me hapësirë të bollshme.

Ata kanë nisur një jetë të re në kompleksin Montecito, i cili ka pamje nga Oqeani Paqësor.

Rezidenca ndodhet në zonën e pasur të Kalifornias dhe i ka kushtuar çiftit 14.2 milion dollarë dhe përfshin një sipërfaqe toke prej 8.9 hektarësh.

Vizitorët mund të hyjnë në shtëpi përmes një rruge të gjatë me dru lisi.

LEXO EDHE:

Back to top button