Pas Mollëve, “bujqësia” peshk për çdo fëmijë

Pas Mollëve, “bujqësia” peshk për çdo fëmijë

Gazetar: Ile Petrevski

Pas mollëve, Ministria e Bujqësisë do të shpërndajë edhe peshk troftë. Jo vetëm në shkollat fillore, por peshk do mund të marrin edhe fëmijët e kopshteve dhe fëmijët e shtruar nëpër spitale. Për këtë qëllim, Qeveria po shqyrton ndryshimin e zgjidhjeve ligjore në mënyrë që shteti përmes shpalljes publike të blejë peshk të freskët. Me ligjin aktual, shteti mund të blejë fruta, perime, qumësht dhe produkte të qumështit. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski nuk sheh asgjë të diskutueshme në faktin se shteti do të japë para publike për prodhimin e produkteve bujqësore, e pastaj përsëri me para publike t’i blej këto prodhime. Arsyetimi i Nikollovskit është se fëmijët duhet të hanë ushqim të shëndetshëm.

“Shteti nuk blen, shteti shpall procedura, zgjedh operatorët ekonomikë që më pas sipas planit dhe standardeve të ministrive dhe institucioneve do bëhet për kopshtet dhe shkollat. Dhe do të bëhet plan se në cilën periudhë të vitit, varësisht nga cilat periudha dhe cilat produkte, i kemi ato vendore, të shpërndahen dhe të sigurohen qoftë për nxënës apo për fëmijë të vegjël në kopshte apo për institucione shëndetësore“, tha Lupço Nikolovski Ministër i Bujqësisë.

Nga Federata e Fermerëve thonë se ky është një model që funksionon në shumë shtete. Ata shtojnë se është mirë që produktet e bujqve të Maqedonisë të arrijnë te çdo fëmijë.

“Më e rëndësishme është që të mbahen lidhjet e tregut, pra teprica e produkteve që kanë bujqit tanë të mos shkojnë në plehra por të përdoren në rast se shteti i shpërndan nëpër shkolla“, u shpreh Vaska Mojsovska Federata Kombëtare e Fermerëve.

Para dy ditëve përfundoi afati që shteti të shpërndajë 745 tonë mollë që bleu nga bujqit për 323 mijë euro. 185,000 nxënës nga 350 shkolla fillore morën nga katër kilogramë mollë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button