Pas raportimeve për romancën me agjentin italiani të futbollit, Tayna vazhdon postimet atraktive teksa thekson linjat trupore

Pas raportimeve për romancën me agjentin italiani të futbollit, Tayna vazhdon postimet atraktive teksa thekson linjat trupore

Së fundmi është raportuar për një romancë të re të reperes, Tayna me agjentin italian të futbollit, Giovanni Santoro.

Këto dilema u shuan kur tashmë prej ditësh po qarkullon një video në të cilën dyshja shihen duke shkëmbyer puthej derisa ndodheshin në një nga aeroportet e Italisë.

Por, reperja emri i plotë i të cilës është Doruntina Shala nuk ka reaguar akoma në lidhje me këta zëra, por ka vazhduar angazhimet e saj profesionale dhe postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Foto: Tayna/Instagram

Tayna ka sjellur disa imazhe të reja për fansat në Instagram ku numëron mbi 1.6 milion të tillë.

Krijuesja e hitit “Sicko” dukej joshëse e veshur me një bluzë të shkurtër dhe të zezë sipër të cilës mbante edhe një këmishë me të njëjtën ngjyrë.

Pamjen e saj reperja e kompletoi me një palë xhinse të thjeshta ndërsa ajo që mori vëmendje ishte beli i saj i hollë dhe format joshëse të trupit.

Foto: Tayna/Instagram

Për të përfunduar ‘look’-un atraktiv Tayna u shfaq me një makijazh të theksuar dhe flokët ngjyrë kafe i la të lira mbi supe.

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i reperes është bashkëpunimi me Lumi B “Valle”, teksa po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.

LEXO EDHE:

Back to top button