Pas vendimit të Qeverisë, ndërtimi i Spitalit të Kërçovës do të nisë për tre muaj
Pas vendimit të Qeverisë, ndërtimi i Spitalit të Kërçovës do të nisë për tre muaj
Gayetare: Linda Ebibi
Pas tre muajsh do të nis ndërtimi i Spitalit të Kërçovës, i cili është në pritje prej 40 viteve. Deri më tani janë ndarë disa milionë euro nga buxheti i shtetit, por asnjëherë nuk u finalizua ndërtimi i spitalit, shkruan Alsat.
Dje në seancë të qeverisë u ndanë 18 milionë euro për ndërtimin e spitalit, i cili do të nisë të ndërtohet nga e para. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se pas përfundimit të procedurave ligjore, mund të fillojnë aktivitetet në terren.
“Procedura është si vijon: ne kemi kaluar këtë rritjen e buxhetit, tani presim nga institucionet financiare në botë që të aplikojë për këtë kërkesë që ne e bëjmë si shtet, kjo zgjatën dy javë, pas dy jave do të kemi nga të gjithë institucionet, ato mund të jenë banka komerciale mund të jenë fonde, pastaj do të shohim se kush është oferta më e përshtatshme për shtetin, do të lidhet kontrata dhe do të fillohet” , tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Ndërsa, për rikonstruimin e Spitalit të Tetovës, Aliu tha se janë ndarë 40 milionë euro, të cilat do të përdoren edhe për ndërtimin e repartit të onkologjisë dhe gjinekologjisë.
Më herët, kryeministri Hristjan Mickoski pati deklaruar se për Spitalin e Kërçovës nuk mund të vazhdohen punimet në të njëjtin lokacion që janë nisur para 40 viteve, pasi themelet e objektit nuk janë adekuat. Në vendin ku ishte paraparë ky spital, tashmë gjendet gërmadha dhe mure pranë rrënimit, që nuk ngjasojnë me një vend ku duhet të ngritët një tempull shëndetësor. Fondet për ndërtimin e tij do të sigurohen nga ndihma financiare e siguruar nga Britania e Madhe.
Ndërkohë fondet e njëjta do të zgjidhin edhe çështjen e Spitalit Klinik të Tetovës, rikonstruim i cili premtohet ndër vite. Objekti i vjetër i Spitalit të Kërçovës ka filluar të ndërtohet në vitet 1985-1988 dhe u premtua nga çdo kush që vinte në pushtet se do të përfundojnë punimet dhe më në fund Kërçova do të ketë një spital adekuat. Ky institucion ishte mjet manipulimi i çdo subjekti politik deri tani, qoftë në zgjedhjet qendrore apo ato lokale. Pavarësisht se janë investuar miliona euro, spitali përballet me mungesën e infrastrukturës adekuate, personelit mjekësor, mjeteve të punës dhe sallave me kushte optimale. Me vendimin e Qeverisë dhe rikonstruimin, Spitali Klinik i Tetovës do të jetë qendra shëndetësore kryesore në Pollog./ Alsat.mk








