Pas vetëm një sezoni, Liverpulli i thotë “lamtumirë” italianit

Lamtumira e Federiko Kiesa-s nga Liverpulli është shumë pranë, sidomos tani që skuadra kampione e Anglisë ka kryer përforcimet e para në merkato. 27-vjeçari italian është pranë rikthimit në Itali, ku ka mjaft admirues.
I ardhur një vit më parë në Premier League nga Juventus, sulmuesi luajti vetëm 6 ndeshje në kampionat, 14 në total me Liverpullin, duke realizuar edhe dy gola. Dëmtimet dhe mos-ambientimi penalizuan italianin.
Tashmë për Kiesa-n mundësia e vetme është rikthimi në vendlindje, ku duhet të gjejë një skuadër që të luajë rregullisht. Kështu ai do të mund të fitonte edhe vendin në kombëtaren e trajnerit Gatuso.
Kiesa ka një kontratë deri në vitin 2028 me Liverpullin, por ai mund të largohet nga “Anfield” për 15 milionë euro. Disa skuadra italiane janë vënë në ndjekje të sulmuesit, që nuk arriti të lërë gjurmë në Angli.