Pavllovska-Daneva: Lufta me korrupsionin mbetet sfida më e madhe e kësaj qeverie

Pavllovska-Daneva: Lufta me korrupsionin mbetet sfida më e madhe e kësaj qeverie

Korrupsioni vazhdon të jetë sfida më e madhe e kësaj qeveria, pavarësisht pritshmërive të qytetarëve që nga vitit 2017 me revolucionin shumëngjyrësh. Kjo çështje akoma nuk është zgjedhur, kështu u shpreh profesroja Pavllovska-Daneva sonte në “Rruga drejt” në Alsat M.

“Sipas meje, sfida që është më e madhe për qeverinë e vitit 2017 dhe atë që duhej ta bëj, ku qytetarët kishin pritje më të mëdha ishte lufta kundër korrupsionit dhe kjo mbeti sfidë edhe më tej.

Pra, korrupsioni i madh që qytetarët e vunë re dhe na ndodhi në të kaluarën, do të thosha 20 vitet e fundit, do të flas drejtpërdrejt, me qeverisjen e VMRO_DPMNE-BDI, u desh të korrigjohet ajo nga LSDM dhe BDI. Këto ishin premtimet dhe ato ishin pritshmëritë e qytetarëve, pikërisht të revolucionit shumëngjyrësh kur do ta them, e kam fjalën për qytetarët e papërcaktuar, këto ishin pritshmëritë edhe të anëtarëve në fakt të LSDM-së, ka shumë të ngjarë edhe të BDI-së. Dhe kjo nuk ndodhi, dhe kjo mbetet ende si sfida më e madhe.
Tani nëse e apostrofojmë atë si problem të madh, që nuk është zgjidhur, as nuk mund të presim dhe të themi, edhe sikur të mos kemi asnjë sondazh para vetes, që qytetarët janë të kënaqur se mund të kenë besim tek institucionet, sepse korrupsioni i shkatërron institucionet dhe ne e shohim këtë, e tregojnë edhe sondazhet”, tha profesorja Ana Pavllovska-Daneva./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button