Pendarovski me komente për Putinin

Pendarovski me komente për Putinin

Gazetar: Lluka Andreev

Presidenti Stevo Pendarovski, vuri në dukje Republikën Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë dhe veriun e Kosovës, si pikat më të cenueshme të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Pendarovski për një situatë të tillë gishtin e drejtoi kah regjimi i Putinit dhe disa politikanë vendas.

“Ajo që regjimi i Putinit ka bërë prej vitesh, jo vetëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai po përpiqet të provokojë njerëzit atje dhe të kërcënojë integritetin e këtyre dy vendeve. E thënë realisht, propaganda ruse, lajmet e rreme dhe kërcënimet hibride nuk janë intensifikuar vitin e fundit, sepse regjimi i Putinit është i pushtuar në luftën kundër Aleancës Perëndimore, për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Stevo Pendarovski, President.

Sipas Pendarovskit, atë që Putini ka bërë deri më tani në Ballkan e kanë vazhduar edhe disa nga politikanët vendas, të cilët herë pas here provokojnë me retorikë nxitëse dhe vazhdimisht janë kundër marrëveshjeve të arritura paqësore. Kreu i shtetit vlerëson se pikat e dobëta të Ballkanit Perëndimor mund të keqpërdoren nga Kremlini.

“Nëse Rusia përpiqet të largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina, që është objektivi kryesor i luftës dhe propagandës, rajoni i Ballkanit Perëndimor është më i ndjeshëm ndaj një gjëje të tillë sesa, për shembull, Baltiku”, u shpreh Stevo Pendarovski, President.

Pendarvovski i bëri thirrje NATO-s dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që t’i kushtojnë më shumë vëmendje rajonit tonë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button