Pendarovski takoi kryeministrin slloven, ja për çfarë biseduan

Pendarovski takoi kryeministrin slloven, ja për çfarë biseduan

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në kuadër të Samitit të NATO-s u takua me Robert Golob, kryeministrin e ri të Republikës së Sllovenisë.

Duke uruar formimin e qeverisë së re sllovene, presidenti Pendarovski shprehu shpresën se zhvillimi i shkëlqyer i marrëdhënieve bilaterale politikisht dhe ekonomikisht do të vazhdojë.

Bashkëbiseduesit diskutuan për çështjen e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, e cila është vazhdimisht e lartë në agjendën e politikës së jashtme sllovene, ku presidenti falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në BE.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes, e cila është veçanërisht e rëndësishme për të dyja vendet si aleate të NATO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button