Pep Guardiola dhe Siti, kanë gati përforcimin e parë në verë

Nga Anglia raportojnë se Pep Guardiola është i zhytur në procesin e rindërtimit të Man. Sitit. Pas ardhjeve në janar të Omar Marmush, Niko González, Abdukodir Khusanov dhe Vitor Reis, priten përforcime të tjera gjatë verës, për të rifreskuar një skuadër që këtë sezon ka treguar shenja dobësie. Pritet edhe largimi i disa emrave të rëndësishëm, si Kevin De Brujne dhe portieri Ederson (31 vjeç).

Pikërisht largimi i Ederson duket i sigurt, edhe pse ende nuk është zyrtar. Ofertat nga Arabia Saudite janë të shumta dhe portieri brazilian mund të pranojë një prej tyre, pas një sezoni nën pritshmëri. Nuk është i sigurt as qëndrimi i Stefan Ortega (32 vjeç), i cili gjithashtu ka interesime nga klube të tjera. Për këtë arsye, Siti po kërkon një portier të nivelit të lartë. Në këtë drejtim, mediat angleze raportojnë një emër konkret: Diogo Kosta (25 vjeç).

Portieri portugez i Portos dhe i kombëtares së Portugalisë është, sipas “Manchester Evening News”, zgjedhja e preferuar. Ai ka lënë përshtypje të mëdha si në Botërorin 2022, ashtu edhe në “Euro 2024”, teksa ka fituar 34 ndeshje me Portugalinë.

Trajneri i Portugalisë, katalanasi Robert Martínez, e përshkruan atë si “sekreti më i fshehur i futbollit europian”. Një fakt interesant është se Hugo Viana, drejtori i ri sportiv i Man. Sitit, e njeh shumë mirë. Të dy portugezë, ai e vlerëson Diogo Kosta-n për kombinimin e rinisë dhe përvojës, e konsideron kandidatin ideal për të zëvendësuar Edersonin. Thuhet se Kosta ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë eurosh në kontratën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button