Për dy dekada ka mbjellë mbi 41 mijë pemë në parkun e Sao Paulos, historia domethënëse e Helio da Silvas
Për dy dekada ka mbjellë mbi 41 mijë pemë në parkun e Sao Paulos, historia domethënëse e Helio da Silvas
Helio da Silva, një drejtues biznesi tashmë në pension nga Brazili, mbolli i vetëm mbi 41,000 pemë në qytetin e tij të lindjes, Sao Paulo, gjatë dy dekadave të fundit.
Duke fluturuar mbi metropolin brazilian të Sao Paulos, është e vështirë të mos e vëresh rripin e gjelbër të pemëve, 3.2 kilometra të gjatë dhe 100 metra të gjerë, të vendosur midis dy rrugëve më të ngarkuara të qytetit.
Njihet si Parku Linear Tiquatira dhe është vepër e një njeriu të vetëm që punoi pa u lodhur për më shumë se 20 vjet për të transformuar një zonë të rrënuar më parë në një xhungël të vërtetë brenda xhunglës urbane që është Sao Paulo.








