Për herë të parë, 3 arbitra femra në Kampionatin e botës

Komiteti i gjyqtarëve të FIFA-s ka përcaktuar arbitrat që do vendosin drejtësi në Botërorin e Katarit që zhvillohet këtë vit nga 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

Në total do jenë 36 arbitra kryesorë, 69 të linjës, ndërsa në 24 në VAR. Interesant është fakti se për herë të parë do jenë edhe 3 arbitra femra.

Bëhet fjalë për Stephanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni). Por do ketë edhe 3 asistente: Neuza Back (Brazil), Karen Diaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (Shtetet e Bashkuara)

“Jemi shumë të lumtur. E gjithë kjo përfundon një proces të gjatë që filloi disa vite më parë me zhvillimin e divizionit të femrave.  Mund të theksojmë qartë se është cilësia që bën diferencën dhe jo gjinia. Shpresoj që në të ardhmen caktimi i gjyqtareve femra në garat elitë të meshkujve do përceptohet si diçka normale dhe jo më e bujshme. Ata e meritojnë të jenë në Kupën e Botës sepse kanë ofruar vazhdimisht paraqitje të nivelit të lartë dhe ky është faktori themelor për ne,” tha Pierluixhi Kolina, i cili drejton Komitetin e Arbitrave të FIFA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button