Për herë të parë flet bashkëshortja e Shumaherit

Bashkëshortja e Miihael Shumaherit, Korina ka folur për herë të parë publikisht për shtatë herë kampionin e F1, i cili vuan prej vitesh pasojat e një aksidenti me ski.

- Advertisements -

Në dokumentarin e “Netflix” që do të transmetohet së shpejti, Korina Shumaher shprehu emocionet e saja

“Më mungon Mihaelli për çdo ditë, ashtu siç i mungon fëmijëve dhe prindërve të tij. Të gjithëve na mungon, por ai është ende këtu me ne, edhe pse jo si më parë.”

Korina thekson se Shumi vijon luftën, por nuk zbulon detaje

“Jemi të gjithë bashkë në këtë gjë. Jetojmë në një shtëpi, bëjmë terapinë dhe gjithçka të mundshme që Mihaelli të përmirësohet dhe të ndihet mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë më vonë, unë do të bëj maksimumin. Të gjithë do të bëjmë maksimumin. Por, jeta private do të mbetet private, pasi kështu thoshte gjithmonë Mihaelli. Për mua është shumë e rëndësishme që të respektohet jeta e tij private. Mihael gjithmonë na ka mbrojtur neve, tani është radha jonë që ta mbrojmë atë”.

 

Djali i tij, Mik Shumaher, i cili këtë vit është pjesë e F1 si pilot I skuadrës “Haas”, thotë se i mungon figura atësore.

“Që nga aksidenti, unë nuk i përjetoj më eksperiencat babë e bir që të tjerët i kanë normale. Mendoj që unë dhe babi sot do të kuptoheshim ndryshe, pasi do të flisnim gjuhën e automobilizmit. Do të kishim shumë gjëra për të folur. Do të jepja gjithçka që të flisja me babin”, ka thënë Korina.

LEXO EDHE:

Back to top button