Për herë të parë në SHBA bëhet inaugurimi i presidentit pa president

Përurimi i Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara do të bëhet të mërkurën në mesditë me kohën lokale. Do të jetë ceremonia e parë në historinë e fundit që nuk do të ndiqet nga presidenti në largim dhe zonja e parë.

Biden do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së në ceremoninë e 59-të të inaugurimit, dhe ndryshe nga ceremonitë e mëparshme, fjalimet tradicionale, shfaqjet dhe ish-presidentët do të shfaqen para një auditori të vogël, fizikisht të largët me maska mbrojtëse dhe në një qytet të mbyllur për shkak të pandemisë, si dhe për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Pas betimit, Biden do të ketë adresimin e tij të parë kombit si president, shkruan NBC News.

Si në inaugurimet e mëparshme, shumica e anëtarëve të Kongresit dhe Gjykatës së Lartë pritet të marrin pjesë, si dhe ish-presidentë me bashkëshortet e tyre si Barack dhe Michelle Obama, George dhe Lore Bush, Bill dhe Hillary Clinton, ndërsa presidenti më i vjetër i gjallë, Jimmy Carter, 96-vjeç dhe gruaja e tij nuk do të marrin pjesë në ceremoni, por ata kanë dërguar urimet e tyre më të mira.

Presidenti në largim Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania nuk do të marrin pjesë në ceremoni, pasi ata më herët do të udhëtojnë me helikopter ushtarak në Florida, gjë që e bëri Trump presidentin e parë që nga viti 1869, i cili nuk merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.

Ndërkaq, zëvendëpresidenti aktual i SHBA, Mike Pence, nuk do të paraqitet në ceremoninë lamtumirës të Donald Trump në bazën e Andrews, është konfirmuar nga zyra e tij, shkruan CNN.

Sipas kalendarit të detyrimeve të tij, Pence do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden në Uashington, kështu që ai nuk mund të jetë në dy vende në të njëjtën kohë, tha një burim për CNN.

Trump do të fluturojë me një helikopter nga Shtëpia e Bardhë nesër në mëngjes, dhe kjo do të jetë një mundësi që Pence t’i thotë lamtumirën.

Në Twitter, Pence falënderoi amerikanët për privilegjin e të qenit zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara për katër vjet dhe ndau fotot e bëra gjatë mandatit të tij, por asnjëra prej tyre nuk tregon presidentin Donald Trump.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button