Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare “Kozle”, pacientët do të shtrohen në Klinikën e Fëmijëve dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare "Kozle", pacientët do të shtrohen në Klinikën e Fëmijëve dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje Pulmonare tek Fëmijë “Kozle”, pacientët do të shtrohen në Klinikën e Fëmijëve dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive. Ministria e Shëndetësisë informon se kjo është një zgjidhje e përkohshme derisa të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë. “Kozle” do të trajtojë vetëm pacientë në spitalin ditor dhe ekzaminime ambulatore.

“Kjo iniciativë synon të sigurojë vazhdimësi në trajtimin dhe kujdesin e pacientëve më të vegjël. Ministria e Shëndetësisë po monitoron situatën dhe pas normalizimit të furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje Pulmonare tek Fëmijë ‘Kozle’, shtrimi në spital i pacientëve në këtë institucion publik shëndetësor do të vazhdojë pa ndërprerje”.

Nga Ndërmarrja “Ujësjellës dhe Kanalizime” thonë se bëhet fjalë për një defekt në instalimin e furnizimit me ujë pas matësit të ujit, në pronësi të spitalit.

LEXO EDHE:

Back to top button