Përballja 200 milionë euro, do të zhvillohet në Abu Dabi

Entoni Xhoshua dhe Tajson Fjuri së shpejti do njoftojnë për mega betejën pasi që ka arritur marrëveshje paraprake Dy kampionët e Botës për peshat e rënda do takohen këtë verë, qershor ose korrik, për të kuptuar se kush është kampioni i padiskutueshëm i Botës për peshat e rënda që nga Lenoks Luis në vitin 1999.

Beteja pritet të mbahet në Arabinë Saudite, aty ku Xhoshua zhvilloi rimeçin me Endi Ruizin, në vitin 2019. Nga ana financiare, dy kampionët e botës do fitojnë nga 50 për qind, pra 100 milionë euro për secilin. Fituesi pastaj do fitojë 60 për qind te rimeçit që do zhvillohet në “Kardiff” në fund të vitit.

Nëse flasim për rripat që do fitojë fituesi, atëherë Xhoshua i ka vendosur të gjitha, pra VBO, VBA dhe IBG derisa Fjuri nëse humbet do ta jep rripin VBC.

Fituesi i këtij takimi gjithashtu do detyrohet të përballet me fituesin e takimit Xho Xhojs – Oleksandr Usyk, ose të dhurojë titullin e VBO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button