Perez arrin të bind sërisht Luka Modriçin

Luka Modriç dhe drejtuesit e Real Madrid kanë arritur një marrëveshje në parim ku kroati do të vazhdojë të jetë një lojtar i Madridit edhe për një sezon më shumë, përkatësisht deri më 30 qershor 2022, duke përfunduar kështu një dekadë si lojtar i Realit, pas transferimit të tij nga Tottenham Hotspur në gusht 2012.

Sipas “Marca” kroati ka pranuar ulje page për kontratën e re, ai gjithashtu refuzoi oferta nga MLS dhe Katari, por që vendosi të qëndrojë në Madrid. Kujtojmë që Modriç ka regjistruar deri më tani 363 paraqitje ne klubin madrilien.

LEXO EDHE:

Back to top button