Perez siguron “pole” në Arabi, telashe për Verstapenin

Piloti Serhio Perez me “Red Bull” siguroi “pole position” në pistën Xheda-s, ku sot do të zhvillohet gara e dytë sezonale e Formula 1, e vlefshme për Arabinë Saudite. Perez përfitoi nga një problem që pati shoku i tij i skuadrës Maks Verstapen, që në sesionin e dytë u detyrua të hapë krahun. Makina e tij “Red Bull” pati probleme në kambion, duke mos dhënë një kohë dhe do ta nisë garën nga vendi i 15-të. Një goditje e rëndë për kampionin e botës, që do të ketë një garë në sulm.

I dyti u rendit Sharll Lekler me “Ferrari”-n, por ai do ta nisë garën nga vendi i 12-të, pas penalitetit me 10 pozicione (ka ndryshuar centralinen). Kështu, vendin e monogaskut në vijën e parë do ta zërë spanjolli Fernando Alonso me “Aston Martin”, qw doli i treti, duke lënë pas britanikun Xhorxh Rasell me “Mercedes”.

I pesti u klasifikua spanjolli Karlos Sainz me “Ferrari”-n, që la pas Lans Stroll, Esteban Okon, Luis Hamilton, Oskar Piastri dhe Pier Gasli. Këta janë 10 pilotët e parë, ndërkohë që sot pritet një garë spektakolare, duke qenë se Leklerk e Verstapen do ta nisin garën nga mesi i renditjes, duke e bërë mjaft interesante sfidën.

LEXO EDHE:

Back to top button