Përfshirja eventuale e ASH-së në qeveri / Ademi: Tre gjëra me të cilat nuk pajtohem

Përfshirja eventuale e ASH-së në qeveri / Ademi: Tre gjëra me të cilat nuk pajtohem

Sonte në “Rruga drejt”, ekonomisti Visar Ademi përmendi disa arsye që sipas tij, nuk pajtohet me përfshirjen eventuale të ASH-së në qeveri. Ai përmendi tri gjëra që janë shqetësuse, si ajo që të gjitha partitë e krijuara pas vitit 2002 përfundojnë te BDI-ja, se si lideri i ASH-së  ka thënë që më parë bën pakt me djallin se sa koalicion me BDI-në dhe e treat se si shqiptari po paraqitet si një njeri që e do dhe i vardiset pushtetit.

“Të gjitha partitë politike që janë krijuar pas vitit 2002 përfunduan te BDI-ja ose në një formë ishin pjesë e një koalicioni që inkorpuron BDI-në brenda. Sipas meje, ky vendim i Aleancës nuk ndryshon nga ato që kanë thënë partitë e tjera politike, të cilat i vardisen BDI-së për të qenë pjesë e qeverisë sepse dihet që BDI është faktor. Së dyti, kemi përfaqësues dhe liderë të partive politike, ndër ta është edhe lideri i ASH-së i cili ka thënë që më mirë do të bënim koalicion me djallin sesa me BDI-në. Këto janë shqetësuese për mua dhe e treta që më shqetëson personalisht është fakti që shqiptari paraqitet si një person që do pushtetin, që i vardiset pushtetit, që merr të gjitha të mirat nga pushteti”, theksoi ekonomisti Visar Ademi.

Ai përmendi edhe faktin që BDI në 10 vitet e fundit po qeverisë 35% të votuesve shqiptarë. 65% nuk ​​dalin për të votuar ose janë opozitar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button