‘Përjashtohet’ nga Argjentina, për shkak të magjisë së zezë?!

Shtypi në Argjentinë ka zbuluar se cili është shkaku befasues i përjashtimit të Papu Gomez nga kombëtarja e Lionel Skalonit, në pritje të ndeshjeve të radhës si kampionë të botës.

Ndaj ish-lojtarit të Atalantës do të vihej vetoja nga ‘senatorët’ e dhomës së zhveshjes Albiceleste; Lionel Mesi, Anhel Di María, Rodrigo De Poll dhe Leandro Paredes.

Arsyeja? Ajo daton në ditët e Kupës së Botës, e fituar nga ‘Seleccion’ në Katar, kur lojtari 35-vjeçar i Sevilja-s dyshohet se u konsultua me një shtrigë për t’u siguruar që kolegu i tij i repartit dhe ‘rivali’ në rol, Lo Celso, të mos shërohej nga dëmtimi i muskujve.

“Gjatë Kupës së Botës, Papu Gomez iu tha kolegëve të tij se shtriga e kishte siguruar që ata do të ishin kampionë bote. Ky informacion për Lo Celso u bë i njohur pas ndeshjes kundër Holandës (çerekfinale). Që nga ai moment, Papu Gomez mbeti në margjinat e grupit, nuk pati ndërveprim mes tij dhe lojtarëve të tjerë në rrjetet sociale,” tha një gazetar i ‘Espn Argentina’.

Ndryshe është versioni i të interesuarit, i cili në profilet e tij sociale ka komentuar mos thirrjen në kombëtare për ndeshjet e radhës, duke e motivuar me dëmtimin nga i cili po rikuperohet dhe me punë specifike fizike.

 

“Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimit tim nuk mund të udhëtoj për t’ju përshëndetur dhe përqafuar. Ndiej dhimbje dhe trishtim të madh, sepse do të kisha dashur të isha atje dhe të përjetoja gjithë dashurinë tuaj. Faleminderit për mesazhet tuaja dhe jam i sigurt se do të shihemi përsëri. Këtu do të vazhdoj të punoj për t’u rikthyer në lojë. Ju përqafoj nga larg! Shijoni ‘Scaloneta’ dhe atë grup të mrekullueshëm”.

LEXO EDHE:

Back to top button