Përmbyllet gjysmëvjetori i parë në shkolla

Përmbyllet gjysmëvjetori i parë në shkolla

Gazetare: Melihate Rustemi

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm sot e përmbyllën gjysmëvjetorin e parë të shkollës. Në bankat shkollore do të rikthehen më 18 janar, më herët nga pushimi dimëror i zakonshëm. Nga Ministria e Arsimit arsyetohen se kjo ka të bëj me kalendarin për mësim gjatë vitit që po lëmë pas ku u humbën shumë ditë mësimi për shkak të festave. Sipas mësimdhënësve, këtë gjysmë-vjetor e karakterizoi mungesa e librave.

“Risi ka qenë koncepti mirëpo me ato trajnimet që i kemi bë ne mësimdhënësit që do të ligjërojmë në ato klasa ku ka koncept na ka ndihmuar trajnimi mjaft dhe nuk po shohim aq vështirësi. Çdo fillim është i vështirë mirëpo e kemi tejkaluar me kontributin e madh që japim ne mësuesit. Librat nuk i kemi pas, i kemi marr tash kohën e fundit. Për librat po, na kanë munguar por jemi gjind sepse kemi punu librat e vjetër që kanë punu gjeneratat e tjera”, tha Muzafere Shabani, sh.f “Kirili e Metodij”, fshati Straçincë.

Nxënësit shprehen të kënaqur që tashmë kishin mësuar alfabetin e gjuhës shqipe. Me rastin e festave të fund vitit fëmijët kishin realizuar edhe shumë punime.

“Në gjysmëvjetorin e parë i kemi mësuar të gjitha shkronjat. Prej A deri këtu…Cila është shkronja e fundit që e keni mësuar? ZH. Kemi bë shumë vizatime tash për dimrin. Në matematikë kemi  mësuar plusin edhe minusin”, u shpreh një nxënëse

“Jemi kënaqur me shokët dhe shoqet. Kemi vizatu, kemi shkruar shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe. Kur të jemi në pushim do ti ushtrojmë shkronjat që mos ti harrojmë”, tha një nxënës.

“Përveç shkronjave I kemi mësuar numrat në matematikë. Deri në sa ke mësuar të numërosh? Deri 11. Klasa është shumë e bukur. Me mësueses kemi bë shumë vizatime për klasën”, u shpreh një nxënës.

Drejtuesit e shkollave dhe mësuesit njoftuan se kanë kompensuar orët mësimore të humbura për shkak të alarmeve të rreme për bomba.

LEXO EDHE:

Back to top button