Përmbyset varka me emigrantë në SHBA, 4 të vdekur e 27 të lënduar

Një varkë që mendohet se po dërgonte trafikantë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, u përmbys mëngjesin e së dielës pranë brigjeve të San Diegos, duke shkaktuar katër të vdekur e 27 të lënduar.

Edhe pse të rralla, episodet e trafikimit të njerëzve nga deti në SHBA nuk janë diçka e re, por tragjedia e së dielës ka hedhur një tjetër dritë mbi krizën e kufijve e më shumë gjasë, do të ushtrojë më shumë trysni mbi administratën e Bidenit, të përballur së fundi me një numër rekord kalimesh të paligjshme të kufirit.

Autoritetet lokale dhe federale mendojnë se përpjekjet për hyrje ilegale në tokën amerikane nga deti do të bëhen më të shpeshta. Personi që drejtonte varkën tashmë është në duart e policisë, teksa hetimi vazhdon.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të shtonin patrullimet, për të ndihmuar në frenimin e trafikimit të klandestinëve nga deti. Ato pohuan se do të përpiqeshin të angazhonin më shumë forca për këtë qëllim, në mënyrë që t’i dërgonin trafikantëve një mesazh të qartë.

Në varkën e fundosur së fundi, mendohet të ketë pasur mbi 30 vetë. Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën mjetin thuajse të bërë copash. Në fundin e presidencës Trump, i cili u tregua i ashpër me emigracionin e paligjshëm, ky i fundit nisi të bjerë. Por pasi administrate e re Biden zbuti disa masa drastike kufitare të republikanit, kalimet e paligjshme të kufirit në SHBA janë rritur sërish.

(Foto: AP)

LEXO EDHE:

Back to top button