Përmbytjet në Indonezi lënë shtatë të vdekur e disa të zhdukur
Përmbytjet në Indonezi lënë shtatë të vdekur e disa të zhdukur
Shtatë persona vdiqën dhe disa të tjerë u zhdukën në provincën e Malukus Veriore të Indonezisë të dielën pas përmbytjeve që ndodhën atje, tha agjencia lokale e kërkim-shpëtimit.
Reshjet e dendura të shiut që nga e shtuna shkaktuan përmbytje në ishullin Ternate, duke goditur qytetin Ternate, tha agjencia, Basarnas, raporton Reuters.
“Ekipi ynë ende po bën përpjekje për të evakuuar viktimat që u goditën nga rrëshqitjet e dheut dhe materialet e ndërtimit të shtëpive që u morën nga përmbytja”, tha Basarnas në një deklaratë.
Ai shtoi se dy persona u gjetën të gjallë.