Përmbytjet, Shqipëria e gatshme për t’i ndihmuar banorët në Kosovë

Përmbytjet, Shqipëria e gatshme për t’i ndihmuar banorët në Kosovë

Forca dhe mjete të Forcave të Armatosura (FA) janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.

Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme pamje në rrjetet sociale të nisjes së këtyre mjeteve dhe trupave në mbështetje të banorëve të Kosovës.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thekson se, “të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”.

Rama ka publikuar edhe një video me mjetet dhe trupat e FA-së./kp

LEXO EDHE:

Back to top button