Përplasja e autobusit në Zimbabve, së paku 35 të vdekur

Të paktën 35 persona humbën jetën dhe 71 u plagosën në Zimbabve kur një autobus që transportonte besimtarët për festat e Pashkëve drejt një kishe, doli nga rruga dhe shkaktoi aksiedent.

Autobusi po transportonte anëtarë të një Kishe të Krishterë Lokale të Sionit, të cilët po udhëtonin për në një takim të Pashkëve në qytetin juglindor të Chipinge.

“Mund të konfirmoj një aksident që ka ndodhur mbrëmë. Deri më tani, numri i të vdekurve është 35 dhe numri i të plagosurve është 71″, tha zëdhënësi i policisë, ndihmës komisioneri Paul Nyathi, raporton aljazeera.

“Indikacionet sugjerojnë se autobusi ishte i mbingarkuar”, tha ai. Autobusët në Zimbabve zakonisht kanë një kapacitet mesatar prej 60 deri në 75 pasagjerë.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Zimbabve gjatë festave publike, kur rrugët janë shpesh më të ngarkuara. Shumë rrugë janë të mbushura me gropa të ngjashme me krateret, të cilat gjithashtu kontribuojnë në aksidente.

LEXO EDHE:

Back to top button