Përplasje në Kuvend për kompaninë mbikëqyrëse të korridorit 8 dhe 10D

Përplasje në Kuvend për kompaninë mbikëqyrëse të korridorit 8 dhe 10D

Gazetar: Mefail Ismaili

Tenderët për mbikëqyrjen e punimeve 8 dhe 10D shkaktuan përplasje mes opozitës dhe qeverisë edhe në seancën e Kuvendit për pyetjet e deputetëve. VMRO DPMNE-ja përsërit pretendimet e saj për shkelje të procedurave gjatë caktimit të kompanive për mbikëqyrjen e punimeve, të cilat ose dyshohen për parregullsi në procedurat e tenderimit në vlerës prej 22 milion euro ose dyshoheshin për veprimtari të paligjshme. VMRO -ja kërkoi që në seancë të ishin të pranishëm edhe nga prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak se deri më tani nuk kishin ndërmarrë asgjë përkundër dyshimet të shumta që janë paraqitur në opinion.

E para Qeveria shpall tender për mbikëqyrje për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, tenderin e fiton konzorcium në përbërjen e të cilin është Instituti për rrugë Veles i Sotir Andonov, marrëveshja prishet për shkak se Konzorciumi nuk mund të sigurojë garanci bankare për shkak se të gjitha paratë që i kanë ruse i janë ngrirë. E dyta, Qeveria hap tender të ri. E treta, gjatë procedurës për dorëzimin e ofertave, kompania Elektro Solition, e Anton Antov, djal i Sotir Antovit, nxjerrë liçencë për mbikëqyrje, duke i transferuar të punësuarit nga kompania e babait të tij”, deklaroi Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Por sipas zv/kryeministrit Artan Grubi, akuzat e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov janë të pasakta. Ai theksoi se kompania që fituar tenderin ka ofruar kushte më të volitshme se kompania amerikane “Hill dhe ajo franceze Inzherok

“Zgjidhet si ofertë më e mirë, oferta e dytë, e cila ishte tre milion euro më e ulët se oferta e parë. 25, 22 dhe nëse nuk gaboj 19 milion euro oferta e tretë. I kaloi të gjitha filtrat në Drejtorinë e Rrugëve Shtetërore, më pas patjetër duhej të kalojë kontroll juridike në Byronë për furnizime publike, edhe atë e kaloj, kishte ankesa nga dy konkurrentët tjerë edhe Hill edhe Inzherok, dhe kaloi në Komisionin shtetëror për ankesa në furnizime publike”, u shpreh Artan Grubi, zv/kryeministër.

Deputeti Mile Lefkov ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojë edhe rastin kur Kompanisë së vëllait të zv/kryeministrit Grubi i janë dërguar para gjatë kohës së pandemisë. Ndërsa Grubi u përgjigj se në këtë rast kompania e vëllait të tij është mbështetur si të gjitha kompanitë tjera në kohën e pandemisë me kovid 19. Ai tha se do të padis VMRO-DPMNE-në dhe deputetin Lefkov për shpifje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button