Përplasje politike rreth “Qendrës Kulturore Bullgare”

Përplasje politike rreth “Qendrës Kulturore Bullgare”

Gazetar: Mefail Ismaili

LSDM dhe e Majta janë përplasur për hapjen e Qendrës Kulturore Bullgare në Ohër. Nga LSDM thonë se i dënojnë të gjitha provokimet kundër maqedonasve, ndërsa akuzuan opozitën maqedonase se dëshiron që vendi të mbetet i armiqësuar me Bullgarinë. Ndërsa kreu i partisë “E majta” thotë se mundësi ligjore ka por nuk ka vullnet politik nga pushteti për pengimin e hapjes së qendrave bullgare me emra kontrovers.

“Është fakt se ligjet tona në këtë pjesë kanë një sërë paqartësisë për çka janë të nevojshme ndryshime ligjore. Ministria e Drejtësisë punon në ligj të ri për të cilin bëjmë thirrje që përmes një debati të gjerë publik të shqyrtohet dhe në një proces inkluziv të vihet deri në vendimin më të mirë. Gjithsesi se duhet të harmonizohet me rregullativën evropiane”, u shpreh Nenad Kociq, LSDM.

“Kjo politikë ‘Vanço mihaillovistike’ patjetër të ndërpritet dhe aspak nuk janë të sakta tezat e Tupançevskit dhe ministrave tjerë se nuk ka mekanizma juridik. Ka mekanizma juridik, me ligjin aktual ata mund të ndalojnë një shoqatë të këtillë, por nuk ka vullnet politik, respektivisht shteti nuk ka person përgjegjës që i mbron interesat tonë nacional”, tha Dimitar Apasiev, “E Majta”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button