Pesë arrorët më të mirë për diabetikët, ulin kolesterolin she sheqerin në gjak

Stili i jetesës dhe ushqyerja në veçanti ka një ndikim mjaft domethënës tek diabeti i tipit 2. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se prevalenca e diabetit në Shqipëri në popullatën e rritur është 1.9%. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë janë të diagnostikuar 75 mijë diabetikë.

Autoritetet thonë se çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mije raste reja me diabet. Megjithatë, ata paralajmërojnë se numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë, pasi ka raste të pa diagnostifikuara. Kjo nënkupton se shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë.

Cilët Janë Arrorët Më Të Mirë Për Diabetikët
Arrat janë një ushqim mirëbërës për diabetikët por pesë prej tyre në veçanti duhen përfshirë patjetër në regjimin ushqimor të një diabetiku.

Bajamet
Studimet thonë se konsumi i rregullt i bajameve ndikon pozitivisht në nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, bajamet ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.

Arrat
Arrat përmbajnë shumë kalori, por studimet thonë se ato nuk kanë një ndikim të madh në peshën trupore. Konsumi i rregullt i arrave ul nivelin e kolesterolit të keq dhe si rrjedhojë mbron zemrën. Ekspertët këshillojnë se njerëzit që konsumojnë arra kanë një rrezik të përgjysmuar që të preken nga diabeti.

Shqemet
Shqemet apo cashew përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet thonë se një regjim ushqimor i pausr me shqeme ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin e keq. Shqemet nuk kanë një ndikim negative tek niveli i glukozës apo pesha.

Fistikët
Fistikët ofrojnë shumë energji por edhe yndyrna të shëndetshme dhe fibër. Diabetikët që konsumojnë fistikë rregullisht kanë nivele të ekuilibruar të kolesterolit në trup. Ky arror është shumë i rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Kikirikët
Kikirikët janë një burim i mirë i proteinës që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Konsumi i rregullt i kikirikëve ndihmon diabetikët të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit dhe oreksin. Një gjë e tillë ndihmon me rënien në peshë, gjë që ka një ndikim domethënës tek rreziku i prekjes nga diabeti./AgroWeb

 

LEXO EDHE:

Back to top button