Peshkaqeni i bardhë sulmon sportistin gjatë garës me mjet lundrues

Një peshkaqen ka sulmuar një sportist që merrte pjesë në një garë kanoe në jugun e Australisë, duke goditur mjetin lundrues. Shenjat e një kafshimi të madh që kanë mbetur në kanoe tregojnë se bëhet fjalë për një peshkaqen të bardhë, rreth 3.5 metra i gjatë.

Ngjarja ka ndodhur në “Seacliff Surf Livesaving Club”, në jug të Adelajdës, teksa garuesit nuk kishin përshkuar ende asnjë kilometër, kur Nataniel Dramond u sulmua nga peshkaqeni. Sulmi erdhi nga poshtë, duke e hedhur në ajër kanoen me gjithë sportistin.

“Gjëja e fundit që mbaj mend ishte që fluturoja në ajër dhe më pas radhë në det. Në krah meje ishte një peshkaqen i madh”, tha Dramond.

Ai tha se gjëja e parë që bëri ishte prerja e litarit që e lidhte me mjetin lundrues, duke notuar me shpejtësi drejt një varke shpëtimi që ndodhej pranë.

“Për fat arrita të ngjitem në varkën e shpëtimit dhe ata më nxorën në breg”, tha më tej Drammond.

 

“Pas 30 sekondash pamë që sportistët po shkonin në drejtime të ndryshme dhe kuptova që po ndodhte gjithçka. Në radio dëgjuam që ishte një peshkaqen, qe kishte kafshuar një kanoe. Kur mora vesh që ishte djali im më ndali zemra. Kur e pashë që erdhi në breg i qeshur me varkë u qetësova,” tha mes tjerash babai i Dramondit. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button