Petkoviq: Në rundin e ri të dialogut flasim për Asociacionin

Petkoviq: Në rundin e ri të dialogut flasim për Asociacionin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se rundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është paraparë të mbahet më 2 maj në Bruksel, do t’i dedikohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij do të ndërmerren “hapat më konkretë” përkitazi me formimin e Asociacionit, jo siç dëshiron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “por, siç është rënë dakord përmes katër marrëveshjeve nga vitet 2013 dhe 2015”.

“Ne do të ngulmojmë për këtë, kjo është në frymën e marrëveshjes dhe për të jemi marrë vesh në Ohër. Sigurisht, ne duhet të ngulmojmë për këtë, se pa Asociacionin është thjesht e pamundur të flitet për diçka tjetër”, ka theksuar Petkoviq.

Më 19 prill të vitit 2013, kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkruan “Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur ndryshe si Marrëveshja e Brukselit. Marrëveshja, e cila ka 15 pika, parasheh formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe integrimin e policisë dhe gjyqësorit nga veriu i Kosovës në kornizën institucionale të Kosovës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button