Pike: 90 për qind të arbitrave përkrahin Realin

Zherard Pike ka shpjeguar se është e natyrshme që vendimet e gjyqtarëve të La Ligas të jenë në favor të Real Madrid.

“90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë, janë tifozë të Real Madrid. Një ish-gjyqtar e kishte thënë këtë. Si është e mundur që ata të mos marrin vendime pozitive karshi Real Madrid?”, ka thënë Pike.

Ish-reprezentuesi spanjoll gjithashtu thotë se respekton vendimet e gjyqtarëve dhe beson se ka profesionalizëm, mirëpo gjithnjë duke thënë se vendimmarrja është kontraverse. Veterani i Barcës me sa duket i referohet pretendimit të fundit të Iturralde Gonzalez se ‘90% e gjyqtarëve mbështesin Real Madrid, ndërsa 10% e mbetur mbështesin Barca ‘.

LEXO EDHE:

Back to top button