Pioli: Jemi rritur si skuadër, kemi kualitet

Pas fitores në transfertë ndaj Sampdorias me 2-1, trajneri i Milan, Stefano Pioli, u shpeh i kënaqur me fitoren që arriti ekipi i tij pavarësisht se pati mungesa të mëdha në radhët e tyre.

Ju kam thënë djemve që jemi skuadër e vërtetë, kualiteti i këtij grupi është se shfrytëzon të gjitha mundësitë, edhe ato negative. Është hera e parë që luajmë pa Kjaer, Ibra dhe Benacerin, tre lojtarë vërtet të rëndësishëm, ju kam bërë komplimente atyre sepse dëshirojnë të fitojnë të gjitha. Pas golit të Kastilehos mendova që loja u mbyll, por ia komplikuam jetën vetes, këto ndeshje janë shumë të vështira, sidomos pas Ligës Europa, por dëshironim ta shijojmë momentin. Të gjithë e dimë se me Zlatanin jemi rritur si skuadër, shpresojmë ta kemi sa më shpejt në dispozicion, edhe për Kjaer vlen e njëjta gjë”, përfundoi trajneri 55 vjeçar, Stefano Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button