Pioli: Juve, Interi dhe Napoli, janë më të fortë se ne

Skuadra e Milanit nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Verona dhe nuk shfrytëzoi rastin që të krijojë diferencë më bindëse ndaj rivalëve.

Është e vështirë të luash kaq shumë ndeshje të ngjeshura. Verona kishte disa ditë që të përgatitej për ndeshjen, ndërsa ne vetëm gjysmën e kohës së saj. Ibrahimovic? Ai ishte keq, sepse sot mund të fitonim. Ibra më tha se penalltinë tjetër ndoshta do ta lejojë ta godasë Kessié, sepse është i lodhur,” tha në fillim trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Ai shpjegoi edhe se çfarë duhet të përmirësojë Milani në të ardhmen.

Ne shfaqim shumë pakujdesi në topat bosh dhe situate fillon të rëndohet. Nevojitet më shumë vëmendje, por edhe më shumë organizim. Për pjesën tjetër kemi krijuar shumë, prandaj kemi shumë pak për ta kritikuar veten. Ndonjëherë bëhemi shumë të ekuilibruar, ndonjëherë nuk qëndrojmë kompaktë, por në fund goditjet ishin 25 me 4 për ne. Verona ka meritat e saj, por ne luajtëm ndeshjen që duhej të bënim. Ne mund të kishim fituar, edhe nëse gjërat ndërlikoheshin”.

Milani ka treguar se di të reagojë dhe do të provojë deri në fund

Ne erdhëm nga disfata kundër Lille dhe menjëherë provuam disavantazhin me dy gola. I yni ishte një reagim i fortë ndaj një ekipi të fortë. Në Itali, megjithatë, ka ende skuadra më të forta se e jona, të tilla si Juventus, Inter dhe Napoli. Edhe shumë të tjera janë ende duke luftuar. Djemtë e dinë që do t’i kapërcejmë edhe kohët e vështira. Mbërritëm të lodhur në këtë ndeshje dhe e dimë se çfarë na pret pas pushimit,” tha në fund Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button