Pirlo i pakënaqur me futbollistët, paralajmëron ndryshime

Andrea Pirlo u shpreh I pakënaqur pas kalimit në çerekfinale të Kupës së Italisë, falë fitores 3-2 ndaj Genoa. U desh goli i “vogëlushit” Rafia, i cili arriti vetëm në kohën shtesë, për të triumfuar.

“Ia komplikuam jetën vetes, pasi e filluam ndeshjen shumë mirë. Pastaj patëm një pakujdesi në golin e parë dhe prej andej lindi një lojë e lodhshme. Shumë keq, sepse ne mund t’i menaxhonim forcat më mirë. Ky kompeticion është një qëllim për ne, ndaj rëndësi ka fitorja. Tani të rimëkëmbemi fizikisht, që të jemi gati për ndeshjen kundër Interit. Në fushë kishte djem që luanin për herë të parë, mund të ketë pak mungesë vëmendjeje. Kulusevski? Është i ri, luajti vetëm një kampionat me lojtarët e mëdhenj. Kapërcimi është i vështirë, ai po bën mirë, patjetër që ka ulje-ngritje. Ai duhet të ketë më shumë vazhdimësi dhe të jetë më i saktë para portës. Të rinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyeshme, Dragusin është shumë interesant. Ai po stërvitet me ne prej disa muajsh, ka hapësirë të bollshme për përmirësim, është një lojtar për të cilin po vëmë bast,” tha mes tjerash Pirlo.

LEXO EDHE:

Back to top button