Pirlo: Kieza ideal për lojën tonë, Dibala ka nevojë të luajë

Andrea Pirlo e nisi mjaft mirë aventurën e tij si trajner edhe në Ligën e Kampionëve, pasi Juventusi ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Dinamos së Kievit, një sfidë që u vulos nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata. Tekniku u bardhezinjve u shpreh mjaft i kënaqur me lojën e të tijve dhe pranoi se po vijon të punojë për të gjetur ekuilibrat në skuadër, ndërsa nuk i kurseu komplimentet për blerjen më të re, italianin Federico Kieza.

Dalëngadalë do të gjejmë edhe ekuilibrat në fushë, por mbrëmë ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia dolëm. Humbëm disa raste në pjesën e parë dhe kisha frikë mos kjo do peshonte në ecurinë e lojës, por djemtë ia dolën të bëjnë gjithçka mirë në pjesën e dytë. Kieza është një futbollist ideal për atë që kemi në mendje. Mbulon mjaft mirë rolin e anësorit të mesfushës dhe sulmon vazhdimisht, duke bërë fiks atë që i kërkojmë. Ndërkohë Dibala ka nevojë të luajë dhe të rigjejë formën. E aktivizuam sonte dhe nuk ishte në më të mirën e tij, por kemi kohë për ta rikuperuar dhe vënë në dispozicion të skuadrës.

LEXO EDHE:

Back to top button