Pirlo: Ne jemi Juventus, nuk kemi frikë askujt

Të dielën në orën 20:45, Interi dhe Juventusi do të luajnë kundër njëra tjetrës në kuadër të javës së 18-të në Serie A. Disa ditë pas fitores kundër Milanit, trajneri Andrea Pirlo dhe Juventusi, sërisht kthehen në “San Siro”, kësaj here për t’u përballur me Interin. Një ditë përpara ndeshjes, Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, potencoi anët e forta të skuadrës nikoqire.

“Unë mendoj se Interi do të jetë agresiv në fillim për të marrë ritmin e lojës. Por edhe ne e kemi përgatitur veten për këtë, nuk do të kemi frikë të shkojmë në “San Siro” dhe të luajmë ndeshjen, sepse ne jemi Juventus. Kielini me Bonuçini? Xhiorxhio është në rregull, për fat të mirë pas ndeshjes ndaj Xhenoas, nuk kishte probleme dhe është gati i mbushur me energji për të luajtur këtë sfidë të madhe”, tha mes tjerash Pirlo.

LEXO EDHE:

Back to top button