Pjesa franceze e Pirenejve po përballet me zjarre masive

Pjesa franceze e Pirenejve po përballet me zjarre masive

Edhe pse temperaturat janë ende larg të nxehtit përvëlues të verës, pjesa franceze e Pirenejve po përballet me zjarre masive që kanë shkrumbuar deri tani 930 hektarë tokë. Flakët shpërthyen mes dy komunave të mëdha Cerbere dhe Banyuls-sur-Mer, ndërsa kaluan edhe kufirin me Spanjën. Për momentin, duket se për momentin gjendja është vënë nën kontroll pas numrit të madh të zjarrfikësve të dërguar në terren. Ministri i Brendshëm francez, e vizitoi zonën këtë mëngjes, e pohoi se situata ende nuk është stabilizuar. “Vatrat e zjarreve nuk janë shuar ende plotësisht, po përpiqemi t`i mbajmë nën kontroll. Do të duhen megjithatë shumë orë pune për zjarrfikësit tanë në mënyrë që të shmanget rreziku i përhapjes së flakëve”, ka thënë ministri i Brendshëm francez Gerard Darmanin. . Rreth 500 zjarrfikës janë mobilizuar në terren në luftën me flakët, të ndihmuar nga ajri nga 6 avionë cisternë. Flakët duket se i kanë ushqyer shumë erërat e forta që mbërritën shpejtësinë 100 km/h. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button