Plazhi nudist në Francë, vatër “shumë shqetësuese” e Covid-19

Autoritetet rajonale franceze shëndetësore deklaruan në fundjavë se kishte një shpërthim “shumë shqetësues” të koronavirusit në një vend pushimesh natyrist në Francë, me rreth 100 pushues deri tani të testuar pozitivë.

Resorti Cap d’Agde në rajonin Herault, jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e natyristëve, pa 38 teste pozitive të hënën dhe 57 të tjera të mërkurën, tha autoriteti shëndetësor rajonal.

Shkalla e infeksionit ishte katër herë më e lartë në vendpushim sesa në vetë fshatin, shtoi ajo. 50 pushues të tjerë ishin testuar gjithashtu pozitiv pas kthimit në shtëpi dhe rezultatet e më shumë testeve priteshin javën e ardhshme.

Shifrat janë “shumë shqetësuese”, tha ajo.

Veran këmbënguli se një bllokim i ri mbarëkombëtar nuk ishte “në agjendë”.

Franca ka më shumë se 280,000 infeksione të konfirmuara koronavirus, dhe 30.518 vdekje , numri i tretë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button