Po mban ushtarët ukrainas me internet, Musk: Starlink po humbet para

Disa javë pasi SpaceX tha se kompania nuk mund të vazhdonte të financonte përdorimin e shërbimeve të saj satelitore nga ushtria ukrainase, miliarderi amerikan Elon Musk ka bërë një reagim të radhës në Twitter.

“Në dreq… edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas”, shkruhej të shtunën në një postim në Twitter nga llogaria e verifikuar e Musk.

Kujtojmë se Starlink është emri i një sistemi satelitor, i krijuar nga SpaceX i Musk, i cili ka qenë një burim jetik komunikimi për ushtrinë e Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button