Po shpërndahej ushqim falas/ Të paktën 23 të vdekur në Nigeri, u shkelën nga turma

Po shpërndahej ushqim falas/ Të paktën 23 të vdekur në Nigeri, u shkelën nga turma

Të paktën 23 njerëz u shkelën për vdekje, teksa po shpërndahej ushqim falas në dy incidente të veçanta në Nigeri të shtunën. Një incident ka ndodhur në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja gjatë shpërndarjes së ushqimit në një kishë. Siç tha për DPA zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Josephine Adeh, dhjetë persona humbën jetën. Mes tyre ishin katër fëmijë. Tetë persona të tjerë u plagosën.

Sipas raportimeve të mediave, të paktën 13 persona u vranë në një tjetër incident në qytetin Okija në shtetin Anambra. Zëdhënësi i policisë së shtetit, Ikenga Tochukwu tha se një numër i saktë nuk mund të shpallet ende, pasi hetimi është në vazhdim. Aksidentet erdhën tre ditë, pas një incidenti të ngjashëm që vrau 35 fëmijë në Nigerinë jugperëndimore.

Në Nigeri, është zakon që ushqimi t’u shpërndahet të varfërve gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Këto ngjarje tërheqin turma shumë të mëdha. Në përgjigje të incidentit të fundit në Abuja, policia e qytetit tani ka urdhëruar që çdo aktivitet bemires, i cili rezulton në një grumbullim të madh njerëzish, duhet të raportohet paraprakisht.

Panik i përsëritur masiv

Rritja e incidenteve të shpërndarjes së ushqimit falas, i atribuohet përkeqësimit të kushteve të jetesës në vend. Ndërsa varfëria rritet, numri i njerëzve që kanë nevojë për mbështetje është rritur.

Presidenti Tinubu anuloi angazhimet e tij zyrtare për pjesën tjetër të ditës, dhe tha se do të lutej për viktimat dhe të vdekurit. “Në një kohë gëzimi dhe feste, ne vajtojmë me bashkëqytetarët tanë që vajtojnë humbjen e dhimbshme të njerëzve të tyre të dashur”, tha Presidenti.

Muajt ​​e fundit ka pasur panik masiv vdekjeprurës në Nigeri. Të mërkurën, 35 fëmijë u vranë në një rrëmujë, në një panair në shtetin Oyo.

LEXO EDHE:

Back to top button