Pogba sërish lëndohet, me lot në sy largohet nga terreni

Ylli i Juventusit, Poll Pogba kishte startin e tij të parë në 390 ditë, por zgjati pak më shumë se 20 minuta para se të largohet në lot pas një dëmtimi tjetër muskulor.

Mesfushori pati një fillim të shkëlqyeshëm kundër Kremoneses në ‘Allianz Stadium’ në Torino, duke pasur disa gjuajtje, por kur ai goditi në një përpjekje nga distanca pas një rivënie nga këndi, ai papritmas ndaloi dhe menjëherë ndjeu se diçka po shkonte.

Pogba ishte dukshëm i shqetësuar ndërsa mori trajtim në gjurin dhe kofshën e majtë, por ishte në gjendje të dilte nga fusha për t’i hapur rrugën Arkadiush Milik. Stafi mjekësor i Juventusit informuan ‘Football Italia’ se është një çështje kuadricepi i majtë, aq muskulor sesa gjuri, por mund të jetë ende fundi i sezonit të tij.

28-vjeçari tërhoqi fanellën e tij mbi fytyrë për të fshehur lotët, të cilët ishin ende të dukshëm pas një goditjeje qetësuese në shpinë nga trajneri Maks Allegri. Përfshirë këtë mbrëmje, Pogba ka mundur të luajë vetëm 159 minuta futboll me fanellën e Juventusit këtë sezon. Kjo do të thotë gjithashtu se ai do të jetë jashtë gjysmëfinales së Evropa Ligë të së enjtes së ardhshme kundër Seviljës.

LEXO EDHE:

Back to top button