Poketinjo me Mesin dhe Donarumën ndaj Man. Sitit

Maurisio Poketinjo ka zgjedhur Xhixhi Donarumma-n në portë në vend të Kejlor Navasin për sfidën kundër Man. Sitit në Ligën e Kampionëve. Ky do të jetë debutimi i portierit italian në Champions me fanellën e PSZH-së.

Për sa i takon pjesës tjetër, konfirmohet treshja e ëndrrave me Nejmar dhe Messi-n në krah të Mbappe, ndërsa në mesfushë do të rikthehet Verratti. Në mbrojtje, Nuno Mendes dhe Hakimi do të luajnë në krahë.

Guardiola është përgjigjur duke aktivizuar Mahrez dhe Grealish në krah të Sterling përpara, me Bernardo Silva e De Bruyne në mes fushë.

 Formacionet zyrtare

 Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Kimpembe, Marquinhos, Nuno Mendes; Herrera, Verratti, Gueye; Messi, Neymar, Mbappe.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Laporte, Ruben Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Sterling, Grealish.

LEXO EDHE:

Back to top button