Poketinjo sqaroi përse zëvëndësoi Lionel Mesin  

Ylli argjentinas, Lionel Mesi nuk fshehu frustrimin e tij në momentin e zëvendësimit në ndeshjen kundër Lionit, të cilën PSZH e fitoi me rezultat 2-1. Argjentinasi u zëvendësua nga Ashraf Hakimi në minutën e 76 të ndeshjes dhe derisa po largohej nga fusha nuk i dha dorën trajnerit argjentinasit.

Duke folur rreth kësaj çështje pas ndeshjes, Poketinjo tha ishte i nevojshëm zëvendësimi i tij, derisa ka zbuluar edhe fjalët që ia dha sulmuesit.

“Të gjithë e dinë se ne kemi lojtarë të mëdhenj në skuadër, i kemi 35 lojtarë. Po, ne duhet të marrim vendime për të mirën e klubit. Ndonjëherë ato dërgojnë drejt rezultateve pozitive e ndonjëherë jo. Pra, janë vendime që duhet t’i marrim. Nganjëherë i kënaqin njerëzit, e nganjëherë jo. E pyeta atë se si është dhe më tha që është mirëm” tha me tjerash trajneri Poketinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button