Policia e Kosovës në aksion, sekuestrohen rreth 18 kg Marihuanë

Policia e Kosovës në aksion, sekuestrohen rreth 18 kg Marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një operacion policor me ç’rast janë sekuestruar rreth 18 kg Marihuanë.

Operacioni ka ndodhur në autostradën Prizren-Veri, ku Policia thotë se ka ndaluar dy vetura të dyshuara dhe se, pas kontrollimit, janë sekuestruar 1 qese e plastikës dhe 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë rreth 18 kg.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, njofton Policia.

Tutje, thuhet se dy të dyshuarve meshkuj kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull kosovar gjendet në arrati.

LEXO EDHE:

Back to top button