Policia gjyqësore te Lacio dhe laboratorin në Avelino

Lazio dhe presidenti i klubit italian Klaudio Lotito janë nën akuzë për manipulimin e tamponëve të “Covid-19”. Në ditët e fundit klubi bardhekaltër ka qenë në kaos për shkak të ndryshimeve të analizave, me lojtarë si Strakosha, Imobile e Lukas Leiva që në testet e UEFA-s kanë rezultuar pozitiv, ndërsa në ato të një laboratori privat në Avellino, kanë rezultuar negativë, me trajnerin Simone Inzagi që i aktivizoi Leivan dhe Imobilen në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Torinos.

Prokuroria ka dhënë urdhër të nisen hetimet dhe policia gjyqësore ka zbritur në qendrën stërvitore të Lazios dhe laboratorin “Futura Diagnostica”, ku klubi ka kryer testet në mënyrë private. Në ditët në vijim do të ketë edhe një vendim rreth kësaj situate, teksa Lazio rrezikon edhe përjashtimi nga Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button