Policia godet mafian e basteve në Stamboll, parat përfundojnë në Maqedoni!

Mediat turke raportojnë se mafia e basteve “Totobo” është goditur në Stamboll, pasi janë arrestuar 59 persona, të cilët janë të përfshirë në skandalin e basteve, me të cilat kanë përfituar 55 milionë euro brenda një viti, duke kryer transaksionet e tyre në Turqi, Maqedoni dhe Gjermani.

Policia financiare ka kontrolluar llogaritë e kriminelëve, duke evidentuar se ata i kanë grumbulluar mjetët financiare në llogaritë e të afërme të tyre dhe më pas kanë bërë transakcione prej 10 mijë e deri 15 mijë dollar dhe të njëjtat vlera janë kthyer në kriptovalura, që kanë përfunduar në Maqedoni.

Policia deri më tani ka arrestuar 59 persoana, ndrësa për 75 të tjerë, ka lëshuar urdhër arresti. Mediat turke raportojnë se një pjesë e të hollave është përdorur për financimin e një organizate terroriste dhe se hetimet janë duke vazhduar.

LEXO EDHE:

Back to top button