“Poligraf”: Dezinformatë është se nuk ka paralajmërime për bomba në asnjë shkollë ku mësojnë shqiptarë

“Poligraf”: Dezinformatë është se nuk ka paralajmërime për bomba në asnjë shkollë ku mësojnë shqiptarë

Lajmërimet  e rreme për bomba u shoqëruan edhe me dezinformata. Në Tuiter u botua se nuk ka raportime për bomba në shkollat ​​ku mësojnë shqiptarët.

Më 15.12.2022, një profil anonim në Tuiter botoi: “A e keni vënë re se në lajmërimet për vendosje të bombave nuk ka asnjë shkollë ku mësojnë shqiptarë?”. Ky postim u bë shpejt viral, me 40 rituite dhe mbi 200 pëlqime.

Mirëpo, të njëjtën ditë, Komuna e Çairit njoftoi se shkollat ​​“Hasan Prishtina”, “Liria”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali”, “Vasill Glavinov”, “Kongresi i Manastirit”, “Jashar bej Shkupi”, “ Adem Jashari” dhe “Makarenko” kanë marrë në mëngjes e-maile me paralajmërime për bomba.

Edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, më 15.12.2022 njoftoi se ka pasur lajmërime për bomba në disa shkolla fillore, përfshirë edhe shkollat ​​me mësim në gjuhën shqipe.

Edhe në shumë shkolla të mesme të Shkupit ku mësojnë edhe shqiptarët, paraprakisht kishte lajmërime për bomba, duke përfshirë edhe shkollën e mesme Cvetan Dimov në Çair.

Prandaj, pretendimi se “nuk ka pasur lajmërime për bomba të vendosura në asnjë shkollë ku mësojnë shqiptarët” është dezinformim dashakeq, i cili i përdor kërcënimet terroriste me bomba të vendosura në shkolla për të shkaktuar jotolerancë ndëretnike.

LEXO EDHE:

Back to top button