Poloni, ambulancat të detyruara të rrinë në radhë, spitalet COVID-19 të mbipopulluara

Polonia po përballet me një rritje intensive të raste të reja me COVID-19, totali i të cilave ka arritur në gjysmë milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe që e ka vënë sistemin e saj të kujdesit shëndetësor nën një presion të paparë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

- Advertisment -

“Shumë shpesh ne thjesht nuk kemi ku t’i kalojmë pacientët tanë”, tha Marcin Serwach, një mjek i ndihmës së parë në ambulancë.

Ai sqaron se i ishte dashur t’i çonte oksigjen një kolegut të tij në orën 03:00, sepse ky i fundit kishte kaluar 15 orë i parkuar para një spitali, me një pacient që kishte vështirësi në frymëmarrje, në pritje të pranimit.

“Nuk është se spitalet nuk duan t’i marrin pacientët tanë, thjesht nuk kanë se ku t’i vendosin ose t’i izolojnë”, shtoi ai.

Serwach tregon, gjithashtu, se të dielën kishte qëndruar për pesë orë në ambulancën e tij, me një pacient të moshuar që shfaqte simptoma të COVID-19, para se të gjendej një shtrat për pacientin në një pavijon izolimi.

Ai theksoi se përveç mungesave të shtretërve, vonesa shkakton edhe mungesa e pajisjeve të dezinfektimit për të përgatitur ambulancat për të pritur pacientët e rinj të shumtë.

Karol Bielski, kreu i stacionit të shërbimit të ambulancës provinciale “Meditrans” në Varshavë, konfirmoi se 4-5 ambulanca bëjnë radhë përpara spitaleve deri në disa orë.

“Ndodh që një pacient duhet të drejtohet nga një repart urgjence spitali në tjetrin, situata është e vështirë”, tha ai, duke shtuar se askush nuk kishte vdekur ende në ambulancë për shkak të vonesave.

LEXO EDHE:

Back to top button